Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit, nëse hedhet në votim, por vetëm për shkarkimin e kryeministrit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë qenë çështje e ngritur prej një kohe nga opozita. Kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka folur për mundësinë e mbajtjes së tyre duke thënë se Vetëvendosja është e gatshme për to, porse opozita duhet të bëhet gati. Ka theksuar se të gjitha partitë duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti thirri në takim liderët e partive opozitare për agjendën legjislative, por temë u bënë edhe zgjedhjet. Ftesës iu përgjigj vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se VV-ja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve ndërkohë i ka akuzuar partitë tjera opozitare se janë instrumentalizuar me Qeverinë. Abdixhiku ka thënë se zgjidhja e vetme është dorëheqja e Kurtit.
Teksa PDK-ja është shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, LDK-ja e AAK-ja po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.