Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar liderët shtetëror për, siç thuhet në reagim, deklarata që mbjellin frikë e pasiguri te qytetarët.
Në reagimin e AAK-së thuhet se temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik e për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë ne fjalorin e kryeministrit dhe të ministrave.
Theksohet se për tema të tilla duhet ofruar zgjidhje.
“Kujtojmë se mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë ishin skeptike sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të. Sot Kosova ka ushtrinë falë punës dhe seriozitetit të kryeministrit Haradinaj. Pra, institucionet e Kosovës, liderët shtetërorë duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme, jo të ankohen, jo të bëjnë përpjekje të shpërqendrojnë vëmendjen prej disa temave në disa tjera”, thuhet në njoftim.
-
Gjini: Do t’i japim fund ankthit që ka kapluar qytetarët
-
Haradinaj: Populli e ka kuptuar mashtrimin, bashkë e rikthejmë shpresën në vend
-
Haradinaj: Situata në veri është më serioze sesa po provon ta devijojë Kurti
-
Haradinaj: Është përkeqësuar gjendja e sigurisë, shkaktare Qeveria
-
Haradinaj akuzon Kurtin për tradhti ndaj besimit të qytetarëve