Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK: Kosova me mazhorancë e pa kuorum, urgjentisht në zgjedhje!

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook.

ë poshtë reagim e plotë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova me mazhorancë pa kuorum, urgjentisht në zgjedhje!

Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën. Pra është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja.

Edhe sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta.

Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim.

Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime.

Prandaj të shpallën zgjedhjet e të shpëtohet Kosova!