Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK kërkon rezolutë për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se është e domosdoshme nxjerrja e një rezolute për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ani pse momentalisht është gjysma e dimrit ku nuk mund të marrin hapa të menjëhershëm për të ndryshuar gjendjen.

Sipas Isufit, KEK-u, shfrytëzimi i lëndëve djegëse që krijojnë ndotjen, automjetet, sidomos cilësia e derivateve, e cila nuk është në shkallën që duhet të jetë, transmeton kp.

“Krejt këto kanë bërë që të kemi një alarmim në këtë periudhë, por konsideroj se kjo do të mund të krijonte mundësi që në afatin sa më të shpejt të ndërmerren masa, të cilat përmes zbatimit të ligjit dhe krijimit të mundësive përmes inspektoratit dhe trupave shtesë do të filloni të bënin një kontroll më të madh në të gjitha këto kapaciteteve të krijimit të defekteve që kemi sidomos në ndotjen e ambientit. Një element që duhet të jetë prioritet edhe i qeverisë, edhe i organizatave që merren me ambientin, është shfrytëzimi i hapësirave për gjelbërim”, tha Isufi.

Artikuj të ngjashëm