Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj ka prezantuar edhe një herë qëndrimin e vet dhe të partisë së AAK, për siç, ka thënë ai, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të cilat, sipas tij, janë zgjidhje nga prangat për Kosovën, transmeton Koha.net.
Ky është qëndrimi i Lekajt:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mungesa e zgjedhjeve të parakohshme nënkupton zgjatje të vuajtjeve për qytetarët e Kosovës.
Kjo qeveri e vjetër nuk po arrinë t'i mbajë premtimet e të marrë vendime që plotësojnë nevojën e Kosovës së gjeneratës së re.
Kryeministri i mjerimit të Kosovës, që po e "ngreh zvarrë" mbrapa një kabinet të përmasave të Kinës, rritjen e konsumit po tenton të na shet si rritje të zhvillimit ekonomik, e vizitat e tij nëpër lulishte e përvjetorë të partisë së tij po i proklamon si vizita e mbështetje për bizneset e investitorët në Kosovës.
Sot jemi më keq seç ishim para me shumë se tre viteve, prandaj e vetmja mundësi për të ndalë këtë degradim që na ka degdisur janë zgjedhjet e parakohshme, kjo jo për të ofruar zgjidhje për hallet e opozitës por mbi të gjitha për hallet e popullit, për të hapur vendin ndaj botës së investitorëve që të rimëkëmbim ekonominë, në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm e punësimit të njerëzve të Kosovës (rinisë së saj), e për të mundësuar pensione shpërblyese, shërbime shëndetësore, arsim cilësorë, financim të sigurisë, në polici e ushtri. Pra, që të bëjmë Kosovën.
Zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë zgjidhje nga prangat për Kosovën.