Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka vendosur një pankartë te foltorja e Kuvendit të Kosovës.
Në të shihen dy flamuj, ai i NATO-s dhe i SHBA-së, me mbishkrimin “Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron”.
Opozita e ka akuzuar Qeverinë në javët e fundit për prishje të marrëdhënieve me SHBA-në, pas insistimit të Qeverisë që kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri të punojnë nga objektet komunale, pavarësisht tensioneve që kanë pasuar nga ky veprim.
Bashkësia ndërkombëtare e NATO kanë kërkuar nga Kosova që të ndërmarr hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës në veri.
Më 29 maj tensionet patën përshkallëzuar duke çuar në dhunë të protestuesve të cilët plagosën ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës e sulmuan mediat.
-
Tahiri: Kurti e ka mundësinë ta “shkrijë” konfliktin me Serbinë
-
AAK-ja vendos pankartat “Evropë ku janë vizat”, reagon Konjufca
-
AAK-ja ka dy propozime për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe asaj me veteranët
-
Tahiri-Kurtit: Do t’i ofrojmë votat për president me kusht të miratimit të gjashtë pikave
-
Tahiri e përmend deklaratën e Kurtit për AAK-në si “parti e respektuar”: S’bëhemi vegël