Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja prezanton kandidatin për kryetar të Obiliqit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të Obiliqit. AAK-ja për kryetar të Obiliqit në zgjedhjet e 17 tetorit do të garojë me Xhelal Krasniqin.

Ramush Haradinaj në Facebook ka prezantuar kandidatin.

“Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se Xhelal Krasniqi ka qenë medresant si dhe ka mbaruar studime për gjuhën angleze.

“Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies. ”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Xhelal Krasniqi ka përvojë 15-vjeçare në arsim, e gjithashtu merret me trajnimin e mësimdhënësve në teknologji informative.