Dega e AAK-së në Suharekë ka mbajtur takim sot ku është diskutuar veçanërisht rreth qëndrimit të deputetes së saj Albena Reshitaj.
Reshitaj kishte vepruar kundër vendimit të AAK-së, duke qëndruar në sallë dhe duke marrë pjesë në votimin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e re e Kosovës.
“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veçanërisht rreth qëndrimeve të deputetes znj. Albena Reshitaj. Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Facebook.
-
Paqartësi në AAK për pozicionin e Albena Reshitajt në parti
-
Reshitaj sqarohet edhe një herë për pjesëmarrjen në votimin e presidentes
-
Reshitaj: Nëse AAK-ja më përjashton, do të jem deputete e pavarur
-
Kadrijaj lut Reshitajn të veprojë sipas qëndrimeve të AAK-së
-
Reshitaj: Nuk kam mundur të lejoj që funksionalizimi i institucioneve të varet nga Lista Serbe