Ministria e Pushtetit Lokal ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të rishqyrtuar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit për themelimin e Komitetit të Politikës e Financave.
Mirëpo niveli qendror ka përkujtuar se ky akt komunal mund të prodhojë efekte juridike vetëm pasi që emërimi i anëtarëve të KPF-së bëhet me emra dhe mbiemra, duke pasur parasysh përfaqësimin gjinor sipas legjislacionit në fuqi. Pikërisht emërimi i anëtarëve në këtë komitet me çelësin e ri të votuar në KK kontestohet nga AAK-ja opozitare, e cila insiston që të përfaqësohet me Ilir Baldedajn, derisa Kuvendi ka votuar që kjo parti të ketë një anëtare grua në KPF, shkruan sot Koha Ditore.
AAK-ja ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në KPF nëse nuk lejohet që anëtar i këtij trupi të jetë Baldedaj.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kontestohet rregullsia e mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa në Prizren
-
Ministria kërkon respektim të barazisë gjinore në komitetet obliguese
-
Kuvendi i Gjakovës detyrohet ta rithemelojë Komitetin për Politikë dhe Financa
-
KK i Gjakovës themeloi komitetin e vet kryesor
-
Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së