Arbëri

AAK-ja mblidhet pas zhvillimeve të fundit

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje të Kryesisë sot në orën 11:00. Kjo vjen pas skandalit me manipulim votash dhe pas rinumërimit të disa kutive të kësaj partie. 

Ditë më herët në media është publikuar një video e cila tregon se ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dyshohet se ka blerë vota, për t’iu mundësuar edhe një mandat në Kuvend. Derisa ende nuk është vërtetuar nëse përmbajtja e kësaj videoje është e sigurt, Prokuroria ka ndaluar dy persona.

Vetë Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe nga të gjitha funksionet në AAK.

Ankesa për dallavere me vota ka pasur edhe nga kandidatë të tjerë të kësaj partie.

AAK-ja ka dalë e katërta në zgjedhjet e 14 shkurtit.