AAK-ja dhe PSD-ja kanë zyrtarizuar në KQZ koalicionin parazgjedhor.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Ju konfirmoj se kemi pranuar deklarimin e dytë për Koalicion Parazgjedhor ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate”, ka thënë Elezi.
Lulëzim Leci, sekretar ekzekutiv i AAK-së, është shprehur me besim se ky është koalicioni i fitores.
“Sot kemi dorëzuar formularin e pëlqimit të koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, të cilin e kanë nënshkruar dy kryetarët e subjekteve politike. Shpresojmë dhe besojmë se ky është koalicioni i shpresës për votë tek qytetarët, për një qeverisje katërvjeçare”, tha ai.
Ky është koalicioni i dytë që është dorëzuar sot në KQZ, pas atij të partive boshnjake.
-
Tri koalicione parazgjedhore zyrtarizohen në KQZ
-
KSP: AAK-ja e PSD-ja zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor në orën 15:00
-
Refuzohet certifikimi i dy partive politike
-
Më 7 qershor garojnë 22 parti politike e 3 koalicione, 9 parti s’marrin pjesë
-
Sot afati i fundit për partitë për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe regjistrimin e koalicioneve