Në ditën kur nisi fushata elektorale për zgjedhjet lokale, kryeministri Ramush Haradinaj tha se kandidatëve për kryetarë dhe asamble nga radhët e AAK-së do t’u bashkohet vetëm pas orarit të punës, raporton KTV .
Por njëjtë nuk po veprojnë edhe ministrat e kabineti të tij.
Gjatë së martës, kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj, mbështetje i kanë dhënë tre ministrat e kësaj partie, Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Evropiane, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, si dhe ai i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Të tre këta ministra kanë lënë vendet e tyre të punës për të marrë pjesë në fushatën elektorale të Çelajt, i cili prezantoi programin e tij qeverisës për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit.
“Demokracia Plus” e cila monitoron punën e qeverisë vlerëson se anashkalimi i punës së ministrave si shkak i fushatës nuk do të duhej të ndodhte.
Edhe
Fushatë para fushate
Ndërkaq sipas kësaj organizate me këto veprime të ministrave të PDK-së vihet në pah mos dëgjueshmëria që kanë ata ndaj kryeministrit.
Kryeministri Haradinaj, me nisjen e fushatës, urdhëroi që asetet e Qeverisë së Kosovës të mos përdorën nëpër fushatë, gjë që nuk është respektuar në disa raste.