Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arsye të shkojë në opozitë. Vullneti i qytetarëve, sipas nënkryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, në zgjedhjet e fundit, ka qenë që koalicioni PAN të udhëheqë me qeverinë.
Vullnet politik e quan Hoxhaj marrëveshjen mes koalicionit dhe ofrimin e pozitës së kryeministrit.
Ndonëse me vota dhe me numër të deputetëve, PDK qëndron poshtë krahasuar me vitet tjera, Hoxhaj nuk pranoi ta quajë si humbje.
“Ne duam që ta zbatojmë rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe me 11 qershor koalicioni PAN ka dal i pari dhe neve na takon edhe konstituimi i kuvendit, kryetari i kuvendit dhe mandatari. Besojmë që do t’i kemi votat, jam më se i sigurt, unë u besoj Veselit dhe Haradinajt, unë nuk kam fol me deputetë”, ka thënë ai.
-
Hoxhaj: PDK-ja s’do të jetë pjesë e qeverisë me VV-në
-
Hoxhaj përsërit: PDK-ja do të punojë për të mirën e vendit, në opozitë
-
PDK-ja s’përjashton mundësinë për koalicion me partitë e vogla, thotë Hoxhaj
-
Sipas Hoxhajt, për PDK-në posti i kryeministrit është i panegociueshëm
-
Hoxhaj: Qeverinë duhet ta formojnë PDK, AAK, Nisma me disa deputetë