Në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicën e veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, nesër më 19 maj, ditë e diele, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme për shkak se vijnë pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm të këtyre komunave, si shenjë proteste ndaj vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, nga Qeveria e Kosovës.
Dorëheqjet i patën ofruar kryetarët e Zubin Potokut, Zveçanit, i Leposaviqit dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi për Koha.net ka sqaruar se si është e saktësuar me ligj kandidimi i kryetarëve që dhanë dorëheqjet e tyre dhe nëse marrin përsëri pozitat, a do t’u vazhdohet mandati i lënë në gjysmë.
“Kjo çështje është qartësuar në ligjin për zgjedhjet lokale ku flet për përfundimin e mandatit dhe shkarkimin e kryetarit të komunës dhe sipas nenit 11, pika 2, mandati i kryetarit të porsazgjedhur përfundon në datën e njëjtë sikurse mandati i kryetarit që e zëvendëson. Pra kemi të bëjmë me vazhdimin e mandatit. Duhet të presim edhe rezultatet e zgjedhjeve më pas certifikimin e tij. Por, kryetarët e ardhshëm në këto katër komuna do të vazhdojnë mandatin e mbetur”, tha ai.
-
Votimi në veri nëpërmjet 20 fotove
-
4 subjekte politike e një kandidate e pavarur konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet në veri
-
KQZ-ja pritet t’i certifikojë kandidatët për kryetarë të komunave veriore
-
Zgjedhjet në veri - vetëm një subjekt politik aplikon për pjesëmarrje
-
Më 18 dhjetor mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore