Figura e Kadri Veselit nuk ka nevojë për vendim prej Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky subjekt është kundër kandidaturës së tij si kryetar i Kuvendit.
Këtë për Rubikon të KTV-së e tha Dardan Molliqaj, deputet i LVV-së.
“Ne nuk mund ta votojmë Kadri Veselin si kryetar të Kuvendit. Edhe nëse na thonë herën e parë, dytë apo menjëherë, Kadri Veseli nuk mund të marrë asnjë votë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne marrim përgjegjësi për ato që i kemi thënë dhe nuk mund ta votojmë. Duhet diskutuar për dikë tjetër nga PDK, nuk besoj por nuk përjashtoj”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja s’e voton asnjë kandidat të LVV-së
-
VV e LAA ftojnë PAN-in të mos e kandidojë Veselin për kryeparlamentar
-
Mjegull për sa i përket kandidatit për kryetar të Kuvendit
-
PDK-së i kërkohet të tërheqë Kadri Veselin nga kandidimi për kryetar të Kuvendit
-
Mustafa thotë se asnjë deputet i koalicionit nuk do ta votojë Veselin për kryetar të Kuvendit