Kardiologu Gani Bajraktari është suspenduar për tre muaj nga Komisioni Disiplinor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, pas ankesës së një pacienti.
Lajmin e ka konfirmuar Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, që ka thënë se vendimi i Komisionit është bazuar në ankesën e një pacienti, por edhe në denoncimin e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë.
Sipas burimeve të Koha.net, Bajraktari është suspenduar për arsye se kishte referuar një pacient që të shkonte në një spital privat.
Artikuj të ngjashëm
-
Bajraktari përjashtohet nga puna, e akuzon drejtorin e SHSKUK-së për hakmarrje
-
Kardiologu Bajraktari thotë se u suspendua pa arsye
-
SHSKUK thotë se Gani Bajraktari u largua nga puna për “mos ofrim të ndihmës mjekësore”
-
Inspektorati e konsideron të jashtëligjshëm suspendimin e kardiologut Bajraktari, ky i fundit i drejtohet ministrit Ismaili
-
Inspektorati i Punës kthen në punë mjekun e suspenduar nga QKUK-ja