Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj në rolin e sigurimit, largon një zonjë nga foltorja në Prizren

Seancë dhe Akademi solemne janë mbajtur të dielën në Hapësirën e Lidhjes së Prizrenit në 140 vjetorin e saj.

Mos organizimi i duhur bëri që të ketë edhe momente jo të këndshme.

Aty fillimisht nuk ia dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta, pas tij në foltore si e pa ftuar doli mbesa e Mehmet Pashë Derallës e cila nisi të flasë, raporton Kosovapress.

I pari reagoi Kadri Veseli, i cili ia ndezi mikrofonin, më pas shkoi Ramush Haradinaj, i cili e largoi atë nga foltorja.

Kurse, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se kishin një përzierje të seancës me akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend.

E pas fjalimit të tij, ishte një i moshuar që iu afrua mysafirëve të rendit të parë, ku sërish reagoi Haradinaj dhe i moshuari u largua nga sigurimi.