Arbëri

Operacioni i fshehtë ‘Klub 100’ çon Serbinë në NATO

Përfaqësuesit e NATO-s dhe të SHAB-së kanë forcuar angazhimet e tyre në përafrimin e Serbisë drejt NATO-s me qëllim të krijimit të “Klub 100”.

Sipas “Novosti”, në “Klub 100” do të anëtarësoheshin profesorë të universiteteve, si dhe personalitete publike me qëllim të propagandimit për largimin nga kursi i deritashëm i neutralitetit ndaj NATO-s, që, përmes propagandës, të forcohej aktiviteti operativ në terren.

Gazeta thekson se kjo fushatë e gjerë mbështetet në strategjinë globale të Perëndimit për “eliminimin e ndikimit malinj të Rusisë në Ballkan” dhe se zona kryesore e propagandës së intensifikuar është Serbia, por edhe Republika Serpska “, në të cilën zyrtarët e NATO-s dhe të inteligjencës Perëndimore kanë një detyrë të veçantë thyejnë lidhjen e ngushtë midis Millorad Dodik dhe Kremlinit “, transmeton televizioni publik.

Duke iu referuar burimeve të mirinformuara, gazeta thotë se një tjetër sekretar të shtetit të SHBA-së, John Bovermaster, i cili tha se “në mes të shtatorit një grup profesorësh do të mblidhen në Frushka Gora për të përgatitur në popullarizimin e NATO-s”.

Përafërsisht të njëjtën kohë, nënvizon ‘Novosti’, në Kraun Plaza u mbajt një takim me rastin e stërvitjes së përbashkët “Serbia 2018”, ndër të tjera, nga kreu i Partneritetit Euro-Atlantik dhe Global në Sektorin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë, NATO, James McKee dhe zëdhënësi i NATO-s për Serbinë, Anzhelik Tomsen-Barnet.

Tema kryesore, në vend të vetë stërvitjes, ishte plani i promovimit të Aleancës në Serbi.

Analisti politik, Dragomir Angjelkoviq, thotë për “Novosti”, se nxitësit e NATO-s kanë ndryshuar strategjinë që të duken “më të butë”, ata madje e pranojnë pozitën e neutralitetit ushtarak, me qëllim të lëvizjes së Serbisë nga Rusia.

Ai gjithashtu thekson se Ambasada e SHBA-së mbështet aktivitetet e disa OJQ-ve të angazhuara në promovimin e NATO-s dhe kujton se në mes të majit në hotelin “Kristal” në Beograd një konferencë me temë “Formimi i së ardhmes së Serbisë në një epokë të pasigurisë” u organizua nga Këshilli Atlantik i Serbisë, i cili foli për përparësitë e bashkëpunimit të Serbisë me NATO dhe Shtetet e Bashkuara.

Aleksandar Gajiq, nga Instituti për Studime Evropiane, thotë se NATO po ndryshon strategjinë, sepse e mëparshmja nuk ishte efektive.

“Ka presione të vazhdueshme që të heqim dorë nga Kosova dhe të distancohemi nga Rusia mike, që do të thotë që ne të heqim dorë prej interesave tona “, tha Gajiq.