Arbëri

Haradinaj rikujton se kjo rrugë me shekuj ishte pranë manastirit

Në saje të angazhimeve ndërkombëtare, autoritetet e Kosovës kanë ndërprerë punimet në rrugën Deçan-Plavë.

Gjatë ditës së djeshme, pati reagime të ndryshme, disa e mbështetën ndërprerjen e punimeve në këtë rrugë, e disa ishin kundër ndalimit të punimeve, çka edhe ngjalli tensione.

SHBA-ja dhe BE-ja dolën në përkrahje të punimeve.

Historianët e Deçanit kërkojnë protestë popullore kundër ndalimit të punimeve në rrugën Deçan – Plavë

Sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit, e madje kjo rrugë ekziston edhe më herët.

“Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën, dhe të binden se rruga që po renovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme. Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndërprerja e punimeve në rrugën Deçan – Plavë ngjall reagime pro et contra

Shtrohet dilema se nëse zona e mbrojtur përfshinë 5 kilometra nga objektet kishtare apo monumentet tjera të kulturës, siç është edhe vet Manastiri i Deçanit, vet Deçani ndodhet në një zonë që shkel këtë ligj, shkruan Koha.net. Rruga Pejë-Rugovë, s’është më larg se 150 metra nga kupolat e Patrikanës së Pejës, rruga Prishtinë - Gjilan, kalon mu pranë mureve të manastirit të Graçanicës, apo ndoshta këtu bëhet fjalë për një luftë tjetër të Serbisë kundër Kosovës.

Image