Arbëri

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme në vend të ketë mot me diell dhe vranësira.

Vranësirat nga orët e vona të ditës së hënë dhe në vazhdimësi do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve, duke filluar nga dita e hënë për të vazhduar deri ditën e premte. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.