Arbëri

Kuvendi miraton disa projektligje, por jo atë për ekzekutimin e sanksioneve penale

 

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku kanë kaluar në lexim të dytë projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Gjithashtu, është miratuar në lexim të dytë projektligji për plotësimin e ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për minierat dhe mineralet. Po ashtu, nuk ka kaluar propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.