Koha.net mëson se Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë protestues para Rektoratit të Prishtinës.
Përleshje mes studentëve dhe Policisë para Rektoratit
Studentët të cilët penguan fjalën e rektorit Marjan Dema brenda ceremonisë ku po shënohej 47 vjetori i themelimit të UP-së, janë përleshur me Policinë e Kosovës.
Para pak çastesh, në vend të ngjarjes ka arritur edhe një auto-ambulancë dhe shihet se disa studentë janë të lënduar.
Studentët protestojnë në ceremoninë e 47 vjetorit të themelimit të UP-së
Edhe
Në përvjetorin e UP-së më shumë u fol për kaluarën heroike, sesa për rolin e ri
Në ceremoninë që po zhvillohet për të shënuar 47 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina, në objektin e Rektoratit të UP-së, planet nuk shkuan sipas agjendës.
Kjo pasi një grup studentësh kanë ndërprerë fjalën e rektorit të UP-së, Marjan Dema, të cilët brohorisnin me fjalët “ne jemi studentë, ju jeni pushteti”, duke penguar për disa minuta fjalën e tij, raporton Koha.net.

Po ashtu, ata i janë drejtuar rektorit me fjalët, “e keni shkatërruar UP-në”.

Ata janë larguar nga sigurimi, ndërsa ata janë përleshur edhe me policinë e Kosovës jashtë ndërtesës së Rektoratit.
Edhe
Studentët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në këtë rast është përdorur edhe spreji lotsjellës nga forcat policore për të larguar studentët e revoltuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.