Arbëri

Njëri nga 6 turqit është deportuar gabimisht

Njëri nga 6 turqit është deportuar gabimisht

Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës përveçse ka shkelur ligjet e veta dhe të drejtat e njeriut të personave që ia dorëzoi Shërbimit Sekret Turk, ka bërë edhe një ngatërresë të tmerrshme: bazuar në dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga “Koha Ditore”, njëri prej gjashtë turqve është arrestuar dhe deportuar gabimisht, shkruan sot Koha Ditore.

Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Hüseyin Günakan.