Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës përveçse ka shkelur ligjet e veta dhe të drejtat e njeriut të personave që ia dorëzoi Shërbimit Sekret Turk, ka bërë edhe një ngatërresë të tmerrshme: bazuar në dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga “Koha Ditore”, njëri prej gjashtë turqve është arrestuar dhe deportuar gabimisht, shkruan sot Koha Ditore.
Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Hüseyin Günakan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“A jeni ju Hasan Hüseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Hüseyin Günakan”.
Polici largohet dhe flet me dy pjesëtarët e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, të cilët rrinë jashtë ndërtesës së Aeroportit të Prishtinës. “Çka të bëj, ky po thotë që nuk është ai që është në listë?”. Zyrtarët e AKI-së flasin me dikë në telefon, supozohet që me eprorin. “Po, po, ky është, dërgojeni!” i thonë zyrtarit policor.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)