Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

87 pacientë të shtrirë, 19 prej tyre post-covid

87 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së 31 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 63 janë me oksigjeno- terapi.

Në Klinikën Infektiv po trajtohen 13 pacientë, 3 në gjendje të rëndë derisa 19 pacientë janë post-covid. Në Klinikën Pulmologjisë po trajtohen 37 pacientë.

Gjilani ka numrin më të madh të pacientëve me 13 pacientë të shtrirë, ndërsa ai i Pejës ka 2 pacientë.

Spitali i Prizrenit, i Gjakovës dhe ai i Mitrovicës kanë nga një pacient.