Arbëri

Musliu: Nuk kemi kontroll mbi AKI-në

 

Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot për herën e katërt ishin të ftuar drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të raportojnë për zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq javë më parë në Turqi, mirëpo as sot zëvendës drejtori i AKI-së Latif Merovci, nuk raportoi para këtij Komisioni.

Mirëpo me një shkresë zyrtare Merovci ka kërkuar nga Komisioni në fjalë që të shtyhet ky raportim deri sa të sqarohen rrethanat e krijuara në AKI.