Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se aktualisht nga COVID-19 janë duke u trajtuar 868 pacientë, 720 kanë rezultuar pozitivë, kurse 148 pacientë janë në pritje të rezultateve.
Prej tyre 32 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore kurse 670 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rëndë, 288 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 294 me oksigjeno-terapi.
Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 123 pacientë, Klinikën Infektive II ( Mjekësia Sportive), 93 pacientë, Klinikë Infektive III ( Interno), 24 pacientë.
Ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë 82 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID 11 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë me 19 pacientë.
Ndërsa, në spitalet e përgjithshme të Kosovës me COVID-19 janë të shtrirë 516 pacient, 19 prej tyre në gjendje të rënduar, 432 të konfirmuar pozitive, 376 me oksigjeno-terapi, thuhet në njoftim.
Edhe
SHSKUK: 108 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi, tre në trajtim intensiv