Arbëri

Thaçi: Kërcënimeve të Serbisë do t’iu përgjigjemi me pushkë

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares.

Presidenti Thaçi ka thënë se çdo fillimvit, veçanërisht në muajt mars, prill dhe maj, Kosova shënon ngjarje të dhimbshme dhe krenare, të sakrificës dhe të rezistencës, të lidhura me vitet e luftës 1998-1999.