Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligji i Serbisë lë pa dokumente personale qytetarët e Luginës të zhvendosur në Kosovë

Ligji për qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm në Serbi, i miratuar në vitin 2011, po ua pamundëson qytetarëve të Luginës së Preshevës që janë shpërngulur në Kosovë që t’i ndjekin procedurat ligjore për rregullimin e statusit juridik në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje më të drejtat civile të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të zhvendosur në Republikën e Kosovës, kjo po ndodh për faktin se bazuar në këtë ligj, shteti i Serbisë po i shlyen nga evidenca qytetarët që nuk i gjen në vendbanimet e regjistruara dhe po iu pamundëson atyre pajisjen me dokumente personale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mungesa e dokumenteve, sipas raportit, qytetarëve të zhvendosur në Kosovë që nga vitit 2001, po iu pamundëson pajisjen edhe me dokumente të Kosovës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)