Në një ditë që do duhej të ishte krejt e zakonshme pune për gjashtë shtetas turq në Kosovë, shteti ia revokon lejet e qëndrimit, i arrestoi dhe ia dorëzoi Turqisë, ata që i ndjek për "tradhtarë".

Në fakt të gjithë të arrestuarit, në rrethana ende të pasqaruara deri në fund, kanë pasur leje qëndrimi valide në Kosovë.
Koha Ditore ka siguruar dokumentet e të arrestuarve. Kësisoj, për Ozkan Cihan, leja e qëndrimit është lëshuar më 27.11.2017 e kishte leje qëndrimi deri më 21.09.2018. Ndërsa për arsimtarin tjetër, Hasan H. Gunakan, MPB-ja kishte lëshuar leje qëndrimi më datën 10.01.2017 dhe mund të qëndronte lirisht në Kosovë sipas këtij dokumenti deri më 03.01.2022.


Kahraman Demirez, kishte menduar se do të mund të qëndronte pa telashe në Kosovë deri më 23.02.2021, meqë për këtë i ishte lëshuar leje qëndrimi më 01.03.2016.

Për Mustafa Erdemin MPB kishte lëshuar leje qëndrimi më 15.05.2017, që ishte valide deri më 06.04.2018. Yusuf Karabina, ka pasur leje të përhershme qëndrimi, por që duhej të ripërprithej pas 3 gushtit të vitit 2022.
Edhe
Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë
Ministria e Punëve të Brendshme, me një vendim të vetin u kishte revokuar këto leje, e për këtë kishte arsyetuar se janë bazuar në disa prova.
“Ne si organ kompetent, gjatë administrimit të provave kemi konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës për arsye të përcaktuara me Ligjin Për Të Huaj, konkretisht nenit 6 të Ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
-
MPJD-ja për arrestimin e Selmanit në Serbi: Kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë presion për lirimin e tij
-
Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë