Arbëri

Fëmijë të ‘punësuar’ që mbajnë familjen

Foto: REL
 

Fatima është 14-vjeçare. Ajo jeton në Fushë Kosovë dhe i përket komunitetit rom. Ka mbaruar klasën e pestë dhe më pas nuk e ka vazhduar shkollimin. Ndonëse ende fëmijë, ajo punon shtatë ditë në javë, duke kaluar edhe nga 15 orë në ditë nëpër udhëkryqet e rrugëve, duke pastruar xhamat e veturave.

Ajo thotë se paratë e fituara i dërgon në shtëpi, ku jeton me familjen tetë anëtarëshe. Pas që është fëmija më i madh i familjes, thotë se obligohet të punojnë. Pavarësisht moshës, Fatimja e ndjen veten të rritur dhe jo fëmijë.