Tetë të dënuara në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, kanë filluar trajnimin për punimin e stolive të filigranit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ky trajnim do të zgjasë 12 muaj.
Në komunikatën e lëshuar nga SHKK-ja, thuhet se ky trajnim po mbahet nga trajnerë të jashtëm dhe po mbështetet nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”.
“Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, tetë të dënuara kanë filluar trajnimin për punimin e stolive të filigranit. Ky trajnim do të zgjasë dymbëdhjetë muaj dhe po mbahet nga trajner të jashtëm, ndërsa po mbështetet nga organizata joqeveritare ‘Help Kosovo’”, thuhet në kumtesë.
Më tej bëhet e ditur se përmes kësaj mbështetje, grave të mbajtura në këtë Qendër do t’u mundësohet të zhvillojnë aktivitetet e tyre përmes aftësimit profesional edhe në kultivimin e zejes së filigranit.
“Angazhimi i grave të dënuara në këtë zeje, përveçse do të ndikojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komuniteteve në vend, do të rris aftësitë e tyre profesionale si dhe mundësitë për t'u punësuar pas lirimit”, thuhet më tej në njoftim.
Edhe
Të burgosurat në Lipjan mësojnë zanatin e filigranit
Ky aktivitet është përkrahur edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka shpërndarë njoftimin e QKK-së në llogarinë e saj në Facebook.