Arbëri

Tahiri: Mentaliteti na ka detyruar të instalojmë kuotën e grave nëpër institucione

 

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në sesionin e fundit të Javës së Gruas për vitin 2017 me temën “Deshifrimi i Bashkimit Evropian” të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar me mbështetjen e USAID.

Ajo tha se fuqizimi dhe barazia e grave në Kosovë dhe në botë ka bërë përparime, por ende sfidat mbeten të mëdha për të arritur qëllimin final, “që gratë dhe burrat të janë të barabartë në vendimmarrje, aty ku përcaktohet ardhmëria, zhvillimi dhe përparimi”.