Arbëri

Në Shqipëri 10 poste ministrore drejtohen nga gratë

Për herë të parë gjysma e kabinetit qeveritar në Shqipëri janë gra.

Me miratimin e ministrave të rinj nga Parlamenti, Ogerta Manastirliu si ministre Shëndetësie dhe Olta Xhaçka si ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhjetë poste ministrore drejtohen nga gratë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, organizata ndërkombëtare UN Women Albania që operon në Shqipëri( me fokus të drejtat e grave) mbështet qeverinë për më shumë poste drejtuese me në krye gratë.

“Suksese ministrave të rinj dhe urojmë më shumë gra në poste drejtuese në politikë”, thuhet në status.

Në zgjedhjet e 2015-ës, kuota gjinore në këshillat bashkiak u bë 50%.