Aspak i brengosur nuk dukej ministri i Shëndetësisë, pasi krerët e Sindikatës së këtij sektori paralajmëruan grevë, raporton KTV.
Për Imet Rrahmanin madje kërkesat ishin të qëndrueshme.
Ligjvënësit kanë marrë iniciativë që të merren me shqetësimin e punëtorëve shëndetësorë.
Anëtarë të Komisionit për shëndetësi thonë se kërkesat janë reale dhe se do të bisedojnë me ministrat përkatës për të gjetur zgjidhje.
Mantelbardhët kanë paralajmëruar grevë për shkak të, siç thonë, kushteve shumë të rënda në sektorin publik, duke mos përjashtuar masat radikale nëse institucionet nuk u përgjigjen kërkesave brenda afateve.