Prokurimi publik, menaxhimi i pasurive financiare dhe pagesat e palëve të treta janë problemet më të mëdha me të cilat përballen komunat e Kosovës, raporton KTV.
Sipas Auditorit të Përgjithshëm, komunat bëjnë keqklasifikim të kodeve në planifikim të buxhetit, gjë e cila, sipas auditorit, duhet të ndalohet pavarësisht faktit se sivjet është vit zgjedhor.
Në komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku u shqyrtua raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të komunave për vitin 2015, krerët e komunave thanë se kanë probleme komunikimi me nivelin qendror. Ndërsa, për kryeqytetin sfidë kryesore mbetet çështja e pasurisë së paluajtshme.