Arbëri

Demarkacioni nuk shkon në Kuvend, thotë Haziri

Marrëveshja e demarkacionit nuk do të shkojë në Kuvend as në muajin mars.

Kjo sipas numrit dy të LDK-së, Lutfi Haziri vjen si pasojë e mungesës së ambientit politik.

"Nuk besoj sepse nuk ka ambient që të shkojë në Kuvend", ka thënë ai në Rubikon të KTV-së .

Haziri theksoi se tash e një vit populli i Kosovës po vetëdënohet karshi liberalizimit të vizave.

"Nëse e kemi akuzuar BE-në që 10 vjet që nuk e kemi liberalizimin, atëherë që 1 vit jemi duke e vetëdënuar qytetarin e Kosovës", ka thënë Haziri.

Demarkacioni thotë Haziri është temë e AAK-së. E temë e LVV-së fillimisht ishte vetëm çështja e komunave me shumicë serbe.