Arbëri

Mustafa përkujton marrëdhëniet e Kosovës me Selinë e Shenjtë

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti Arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, Monsinjor Vincenzo Paglia, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton koha.net.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e Kosovës në etapa të ndryshme, duke veçuar mbështetjen dhe marrëdhëniet që Kosova dhe Selia e Shenjtë kanë vendosur dekada më parë, nën udhëheqjen e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.