Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

71 raste të reja me COVID-19 të mërkurën në Shqipëri

71 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar të mërkurën se rastet e reja kanë rezultuar nga 1.161 testime.

Numri i të shëruarve gjatë së njëjtës periudhë kohore është 47, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 270.789 nga fillimi i epidemisë.

Me këtë rast, edhe numri i rasteve aktive ka shënuar rritje. 321 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen gjashtë pacientë.