Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

66 pacientë nga COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

66 pacientë janë duke marrë shërbime shëndetësore nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Sipas njoftimit 33 janë pacientë post-covid, që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë.

Ndërkaq 21 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë që po marrin trajtim spitalor në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.

SHSKUK ka njoftuar se në Klinikën Infektive po trajtohen pesë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohen 33 pacientë post COVID-19. Në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive trajtim po marrin dy pacientë. Ndërkaq në Spitalin e Pejës, katër, në Spitalin e Gjakovës nëntë pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 11 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt dy pacientë.