Arbëri

Sahatqija: Të rinjtë, me aspak mundësi ndikimi në çështjet e rëndësishme për ta

Institucionet kosovare duhet ta reformojnë rrënjësisht sistemin arsimor, me qëllim që të përgatiten të rinjtë që ta ndihmojnë zhvillimin e vendit, thotë Hana Sahatqija, menaxhere e programeve në Kosovë e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, Fondi Emergjent Ndërkombëtar i Fëmijëve (UNICEF), në intervistën për “E diela me Koha Ditore”.

Ajo mendon se të rinjve u duhet përkrahje më e madhe prej autoriteteve qeveritare.

“Të rinjtë duhet të mbështeten për të krijuar një të nesërme më të mirë për veten përmes ndërmarrësisë dhe avokimit të udhëhequr nga të rinjtë”, thekson Sahatqija.“Vështirësitë me të cilat ballafaqohen të rinjtë janë të shumëllojshme dhe janë specifike sipas rajonit”.

Ajo thekson se në aspektin legjislativ, Kosova ka infrastrukturë të mirë ligjore për fuqizim dhe përfshirje të të rinjve në vendimmarrje, “por gjithmonë mbetet edhe më shumë për t’u bërë”.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk ka politika për t’u forcuar. Një reformë madhore dhe e shpejtë drejt një sistemi më të mirë dhe më të përgjegjshëm arsimor duhet të jetë hapi i menjëhershëm, i përcjellë me politika ekonomike që i nxisin investimet e drejtpërdrejta të huaja derisa të institucionalizohen masat stimuluese për bizneset e reja”, vlerëson Sahatqija, e cila ka punuar edhe në Bankën Botërore dhe në UNDP... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.