Arbëri

Miratimi i ligjit për ushtrinë mund të marrë disa muaj kohë

 

Procesi i miratimit të projektligjit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, mund të marrë edhe disa muaj kohë, paralajmërojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo periudhë, sipas tyre, mund të shfrytëzohet për lobim te faktori ndërkombëtar, sidomos te NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian në Brukseli, për shkak të mungesës së përkrahjes së nevojshme.