Arbëri

MTI-ja dhe Komuna e Fushë Kosovës synojnë jetësimin e Zonës Ekonomike

 

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami vizitoi sot Komunën e Fushë Kosovës dhe u prit nga kryetari kësaj komune, Burim Berisha.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës e njoftoi ministren për hapat që ka ndërmarrë në krijimin e një klime të përshtatshme dhe qasje lehtë të operimit të bizneseve në këtë komunë dhe ndikimin që ka pasur kjo qasje në zhvillimin ekonomik të komunës, si dhe në rritjen e të hyrave vetanake.