Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

603 pacientë me COVID-19 të shtrirë në SHSKUK, 42 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor i Kosovës ka njoftuar se 603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit, prej tyre, 419 janë konfirmuar me Covid-19, ku 369 janë në oksigjenoterapi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga numri prej 419 pacientëve, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.

“Në klinikat QKUK-së, ka 262 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar pozitivë, kurse në spitalet e përgjithshme 341 pacientë, ku 205 janë të konfirmuar si Covid-19”, thuhet në njoftim.

SHSKUK ka apeluar tek të gjithë qytetarët të iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duke bartur maska dhe respektuar, vendimet e nxjerra në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.