Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

60 për qind e borxhlinjve kanë shfrytëzuar faljen, Qeveria thërret që shifra të rritet

Faljes së borxhit të vjetër deri më tash i janë përgjigjur 60 për qind e qytetarëve dhe bizneseve.

Drejtues të Ujësjellësit, KEK-ut dhe zyrtarë qeveritarë u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që t’i përgjigjen thirrjes për faljen e borxheve deri në muajin shtator, kur është në fuqi ky ligj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Secili tatimpagues i cili dëshiron të përfitojë nga ky ligj për faljen e borxheve deri në fund të 2008-ës duhet ta bëjë pagesën e plotë të borxhit bazë.

Ose tatimpaguesi të hyjë në marrëveshje me ATK-në për pagesën me këste të borxhit paraprak, ku përveç shlyerjes së borxhit deri në 2008-ën do të përfitojë edhe nga falja e ndëshkimeve për borxhin janar 2009 deri në dhjetor 2014.