6 kompani janë duke garuar për t’u kualifikuar në investimin e komunës së Prishtinës për ndërtimin e 500 vendparkimeve nëntokësore.
Përmes një konference për media, zyrtarë komunalë kanë bërë të ditur se kohëzgjatja e koncesionit do të jetë nga 25 deri në 40 vjet, raporton KTV.
Ndërsa kur u fol për hartat zonale, Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, tha se po synohet eliminimi i gabimeve që kanë qenë në të kaluarën.
Kryeqyteti pritet të bëhet edhe me 5 shkolla përmes Iniciativës për Financim Privat, e cila sipas Bashotës, është rezultat i marrëveshjes së komunës me IFC-në e Gjermanisë.
Artikuj të ngjashëm
-
6 kompani konkurrente për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë
-
Në verë pritet të nisë ndërtimi i parkingut nëntokësor
-
Parkingu nëntokësor në kryeqytet nuk zgjidh tollovinë
-
Ndërtimi i parkingut nëntokësor në Prishtinë nis gjatë nëntorit, zgjat 18 muaj
-
Podujeva nis procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor