Dy kompani kanë mbërritur në fazën finale konkurruese për ndërtimin e parkingut nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik me Partneritet Publiko-Privat (PPP) në Prishtinë.
Drejtori për planifikim strategjik dhe zhvillim të qëndrueshëm, Genc Bashota, ka thënë se më 16 korrik kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së kompanive të kualifikuara.
Sipas tij janë kualifikuar katër kompani, dy nga të cilat më vonë janë tërhequr, derisa tha se nuk i di arsyet e tërheqjes së tyre. Bashota shtoi se presin që parkingu me minimun 500 vendparkingje dhe me lokale afariste deri në 500 metra katrorë, të nis në verën e këtij viti.
“Jam optimist që do të fillojë këtë vit, s’kisha dhënë data sepse i kemi dy kompani dhe njëra mund të ketë ankesa. Shpresoj që deri në verë të këtij viti jemi në fazë për të filluar punimet, varësisht nga lloji i ankesave”, ka thënë Bashota.
Procesi i përzgjedhjes së kompanisë, sipas ligjit, zgjatë një muaj. Pas përzgjedhjes janë edhe dy hapa, nënshkrimi i kontratës dhe gjithë ky proces kthehet për aprovim në komitetin ndërministrorë të partneritetit publiko-privat.
Pas kësaj, afati i kryerjes së punëve është 24 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës. Kryetari Shpend Ahmeti kishte premtuar se ndërtimi i këtij parkingu do të niste më 2018.
-
Ndërtimi i parkingut nëntokësor, peng i ankesave rreth tenderit
-
6 kompani konkurrente për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë
-
Dështon përzgjedhja e kompanisë për ndërtimin e parkingut nëntokësor
-
Parkingu nëntokësor në kryeqytet nuk zgjidh tollovinë
-
Ndërtimi i parkingut nëntokësor në Prishtinë nis gjatë nëntorit, zgjat 18 muaj