Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

6.693 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nga marsi i 2020-ës kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 62 mijë e 258. Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga virusi korona u shëruan 54 mijë e 42 persona.

Shkak i infektimit me koronavirus, në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 523 qytetarë.

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 693 raste aktive me COVID-19.

Vetëm të dielën janë konfirmuar 249 raste pozitive.