Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona nga COVID-19 derisa 53 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Sipas njoftimit janë shëruar edhe 56 pacientë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive është 1341.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.
Pak më parë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kishte njoftuar për 52 raste të reja me koronavirus.

-
Tre të vdekur dhe 40 raste me COVID-19 në Kosovë
-
12 të vdekur e 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
13 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Katër të vdekur e 453 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit
-
Pesë të vdekur në Kosovë, 445 raste të reja me COVID-19