Drejtori i Buxhetit dhe Financave i Gjilanit, Zijadin Maliqi, u ka apeluar qytetarëve që të bëjnë pagesat e faturave të tatimit në pronë. Ndryshe ata mund të përballen me përmbarues privatë, gjë që është një rrugë e mundimshme.
“Prej sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për tatimin në pronë, numër 06/L-005/2018, që parashihen ndryshime për arkëtimin e borxheve. Njëra prej formave është edhe arkëtimi me përmbarues privatë. Ne kemi filluar me këtë formë, konkretisht kemi lëshuar vërejtjet e fundit për 52 borxhlinj (biznese kryesisht) që janë në vlerë të borxhit prej mbi 5 mijë eurosh dhe u kemi dhënë afatin prej 15- ditësh për pagesën e obligimeve, para se të fillojë punën përmbaruesi. Vetëm këta 52 obligues kanë borxhin prej mbi një milion e 100 mijë eurosh. Në fazën e dytë do të fillojmë me obliguesit prej vlerës një mijë euro deri në pesë mijë euro, e kështu me radhë. Vlera e borxheve ndaj Komunës së Gjilanit vetëm në Sektorin e tatimit në pronë është mbi 7 milionë euro”, ka thënë Maliqi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Gjilani u jep 15 ditë afat borxhlinjve të tatimit në pronë, pason procedura përmes përmbaruesve privat
-
Procedohen në gjykatë 10 borxhlinj të Komunës së Gjilanit
-
Tatimi në pronë arkëtohet me përmbarues privat
-
Borxhlinjve gjilanas u jepet afat për pagesën e tatimit në pronë
-
Operatorët dhe ndërmarrjet, borxhlinjtë më të mëdhenj të tatimit në pronë